Botime të reja, Ismet Tahiraj sjell një libër të veçantë për fëmijë

Kohë më parë shkrimtari Ismet Tahiraj ka botuar përmbledhjen me poezi “Lapsi më tha”, një përmbledhje krejt të veçantë dedikuar fëmijëve.

Libri përmban poezi me motive nga më të ndryshme.

Poezitë depërtojnë lehtësisht në botën shpirtërore të fëmijëve, duke u ofruar atyre imazhin e tematikës që shtjellohet.

Duke vlerësuar librin, studiuesi Xheladin Çitaku thotë se “Lapsi më tha” mëton të eksplorojë një shteg, ku pretencat për të arritur në përvetësimin e opinionit të të vegjëlve poetit i duken reale.

Sipas tij, poezitë e përmbledhjes së Tahirajt janë të lehta dhe të perceptueshme për fëmijët.

“Kapaciteti mental e intelektual i fëmijës ia del ta identifikojë thjeshtësinë e lehtësinë në të kuptuarit e vargjeve, të shprehjeve a të figurave, sepse e formëson lehtë në sytë e mendjes tërë skenografinë e mundshme që ka përmbajtja brenda saj”, ka pohuar studiuesi Çitaku për librin “Lapsi më tha”.