"Unë e ai tjetri", libër me poezi për fëmijë

Pak ditë më parë doli nga shtypi përmbledhja me poezi për fëmije “Unë e ai tjetri” i autorit Ismet Tahiraj.

I botuar në vigjilje të 21 vjetorit të çlirimin të Kosovës, librit sjellë për poezi me motive nga më të ndryshmet, me theks të veçante ato për çlirimin e Kosovës dhe të luftës për libri.

Por, përveç poezive që përshkohen nga motivi atdhetar, në libër autori ka përfshirë edhe poezi me tema edukative e arsimore, pa lënë anash edhe ato nga përditshmëria e fëmijëve, dëshirat dhe kënaqësitë e tyre.

Përveç librit “Unë e ai tjetri”, shkrimtari Ismet Tahiraj ka botuar edhe një numër përmbledhjesh me poezi për fëmijë, por edhe për të rritur.

Poezitë e Tahiraj, sidomos ato për fmijë janë vlerësuar nga kritika letrare shqipe.