Naser Kelmendi dhe Fahrudin Radonçiq

Boshnjaku i Fuqishëm Pranon të Dëshmojë në Rastin e Naser Kelmendit

Fahrudin Radonçiq, i cili udhëheqë partinë ‘’Aleanca për një Ardhmëri më të Mirë’’ të Bosnjës dhe Hercegovinës, tha se do të dëshmojë në gjykimin për trafikim të drogës dhe vrasje e bosit të dyshuar të narkotikëve, Naser Kelmendi.

Radonçiq tha të dielën se është i gatshëm të dëshmojë në gjyqin për trafikim të drogës për të dyshuarin në Ballkan Naser Kelmendi, që është duke u zhvilluar aktualisht në Prishtinë.

“Unë jam një nga dëshmitarët e thirrur nga prokuroria dhe do të dëshmoj në fund të prillit, për dhjetë ditë, dhe do ta bëj me kënaqësi”, tha Radonçiq për stacionin televiziv boshnjak OBN.

Radonçiq është një biznesmen boshnjak 58-vjeçar dhe pronar i gazetës më të lexuar në vend ‘Dnevni Avaz’.

Aktakuza e gjykatës në Prishtinë e akuzon atë se kishte qenë anëtar i “rrethit të ngushtë”  të Kelmendit.

Fahrudin Radonçiq
Fahrudin Radonçiq

Radonçiq megjithatë insiston se emri i tij ishte i lidhur me Kelmendin vetëm për të diskredituar veprimtarinë e tij politike, dhe deri tani ai ishte i gatshëm për të dëshmuar në gjyq.

Kelmendi, një boshnjak i lindur në Kosovë, është në gjyq për vrasje të rëndë, dy akuza për krim të organizuar dhe gjashtë akuza lidhur me shitjen dhe prodhimin e barnave, përfshirë menaxhimin dhe mbikëqyrjen e një rrjeti të narkotikëve.

Naser Kelmendi Ka Perandorinë e Tij

Në intervistën e tij me OBN, Radonçiç gjithashtu tha se besonte se Bakir Dautbashiç, një politikan nga SBBBiH, ishte i pafajshëm në ndërhyrje te një dëshmitar në rastin Kelmendi.

Dautbashiç është aktualisht në paraburgim dhe në pritje të gjykimit, pasi u arrestua me partnerin e tij Bilsena Sahman javën e fundit me dyshimin që ka tentuar të ndikojë në depozitimin e një qytetari boshnjak, Azra Sariç, gjatë gjykimit të Kelmendit në Prishtinë.

Dautbashiç dyshohet për përpjekje për të ndikuar te dëshmitari që mos ta  përmend Radonçiçin  në depozitimin e saj.

“Unë besoj se Dautbashiç dhe Sahman janë të pafajshëm”, tha Radonçiç.

Ai tha se besonte se arrestimi i tyre ishte planifikuar nga dikush i cili donte të shkatërronte koalicionin qeverisës midis SBBBiH dhe Partia e Veprimit Demokratik, SDA.

Pavarësisht se ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit, Dautbashiç u konfirmua të enjten e kaluar si kandidat i  partisë SBBBiH për pozitën e ministrit të Transportit dhe Komunikacionit.

Dosja e procesit gjyqësor ndaj Naser Kelmendit gjendet këtu.