Ilustrim

Borxhi shkakton rrahje mes dy familjeve

Disa persona të dy familjeve në Lipjan janë rrahur mes vete për shkak të një borxhi.

Policia ka njoftuar se në rrahje janë përdorur edhe mjete të forta.

Me tu përgjigjur rastit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tetë persona të dyshuar.

Një grua dhe një burrë sipas policisë kanë pësuar lëndime trupore të cilët më pas kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit 5 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.