Ilustrim

Bllokojnë rrugën duke tentuar të nxjerrin nga makina të arrestuarin nga policia

Rreth 13 persona në fshatin Dobratin të Podujevës kanë tentuar të lirojnë një person të arrestuar nga policia.

Në njoftimin e policisë thuhet se njësitet policore pasi kishin arrestuar të dyshuarin në bazë të urdhëresës së gjykatës, rreth 13 persona kanë bllokuar rrugën dhe i kanë penguar zyrtarë policor, duke tentuar t’i hapin dyert e veturës zyrtare , me qëllim të lirimit të personit të arrestuar.

Të njëjtit nuk kanë arritur të lirojnë të dyshuarin, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit, ka kanosur njërin nga zyrtarët policor.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe njësitet policore janë duke e hetuar rastin.