Posteri zgjedhor i Bilall Sherifit | Foto: Facebook

Bilall Sherifi Ofron Votën e 61-të

Pasi u ndërpre seanca konstituive e Kuvendit, sekretari i Nismës Bilall Sherifi premtoi votën e 61-të për koalicionin e mundshëm rival, nëse ky koalicion sipas tij arrin të ketë 60 vota të deputetëve shqiptarë të Kuvendit.

“Nëse ata i bëjnë 60 vota të deputetëve shqiptarë, unë premtoj publikisht që do te ja jap të 61-ën votë, pa asnjë shpërblim”, tha Sherifi.

Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre edhe sot, pasi PAN-i kërkoi më shumë kohë dhe nuk propozoi kandidatin e tij për kryetar Kuvendi.

http://kallxo.com/pan-e-pranon-qe-nuk-e-ka-shumicen-kerkon-ende-kohe/

Gjatë seancës pati përplasje mes Albin Kurtit e Kadri Veselit.

http://kallxo.com/kadri-veseli-e-quan-mao-albin-kurtin/