Bernard Berisha: Loja Kolektive i Duhet Kosovës

Në një intervistë për KALLXO.com, lojtari i kombëtares kosovare, Bernard Berisha tha se nuk duhet fajësuar as mbrojtja e as sulmi, pasi sipas tij duhet luajtur në mënyrë kolektive për të pasur suksese.

“Tani nuk mundemi vetëm mbrojtjen ta fajësojmë ne nuk luajtëm kolektivisht prandaj dhe humbëm sot, duhet t’i shfrytëzojmë rastet para portës besoj se vetëm duke shënuar dhe duke luajtur një lojë kolektive ne mund të ecim përpara,” tha Berisha.

Ai shtoi se ishin përgatitur mirë për këtë lojë, shtoi se janë të dëshpëruar por shpreson se do të gjejnë forcat dhe do të përmirësohen ndeshjeve të ardhshme.

“Të them të drejtën ishim përgatitur shumë më mirë por në fund mendoj se është një rezultat që na dëshpëron, mendoj se duhet t’i gjejmë forcat dhe të përmirësohemi për lojën tjetër e cila është vetëm pas tre ditëve. Kam besim te ky grup duhet të karikohemi më shumë dhe të jemi më të bashkuar në fushë,” shtoi lojtari përfaqësues.

Ai foli edhe për ndjenjat e trajnerit Bunjaki pas humbjes.

“Këtu është një grup shumë i fortë nëse karikohemi mirë, luajmë mirë, besoj se gjithçka është e mundur. Normal që [trajneri] është i dëshpëruar sikurse të gjithë ne por ne duhet t’i gjejmë forcat dhe besoj se lojën tjetër do të paraqitemi sa më mirë,” tha Berisha.

Kombëtarja kosovare ka pësuar disfatë të thellë (6-0) në ndeshjen e zhvilluar si nikoqire me Kroacinë në kuadër të Grupit I për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”.

http://kallxo.com/kroacia-mposhte-kosoven/