(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Publikohet ekipi i Kosovës për ndeshjet e qershorit (LISTA)

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alain Giresse, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve që kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Giresse, për ndeshjet e qershorit ka ftuar 24 futbollistë që luajnë në liga të huaja.

Në qershor, kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë 4 ndeshje në kuadër të grupit C të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon si mysafire në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor, në orën 18:00.

Më pas, dy ndeshjet tjera Kosova i zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor. Ndërsa më 12 qershor Kosova luan si mysafire në Greqi.