A do të largohet Bernard Berisha nga Rusia pas vendimit të FIFA-s për futbollistët e huaj

Asociacioni i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjatë ditës ka konfirmuar se ka vendosur që të hapë një afat kalimtar për futbollistët e huaj që luajnë në Ukrainë dhe Rusi.

Në kampionatin e Rusisë luan edhe një futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha.

Berisha luan për klubin rus, Ahkmat Grozny. Në shumicën e rasteve ai ka qenë edhe kapiten i skuadrës.

Berisha u transferua në Rusi në janar të vitit 2017 dhe ka kontratë me klubin deri në qershor të këtij viti.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Berisha ka luajtur edhe për Skënderbeun nga Superliga e Shqipërisë, Besën e Pejës dhe Besën e Kavajës në Shqipëri.

Pritet të shihet nëse Berisha do të vazhdojë të qëndrojë në Rusi apo të largohet në drejtim të një skuadre tjetër.

Bernard Berisha shënon super gol në Rusi (VIDEO)