Behgjet Pacolli ngushëllon për vrasjen e policit në Istog

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar për vdekjes së policit në Istog.

Ai në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjen e policit.

“Pas një tentimi për plaçkitje në një bankë në Istog, ka mbetur i vdekur edhe një Polic i Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar Pacolli në facebook.

KALLXO.com raportoi më herët për vrasjen e policit në Istog.

Lajmin për vdekjen e policit e ka konfirmuar edhe prokurorja Sahide Gashi.

“E kemi këtë informacion edhe ne jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Edhe një person ka mbetur i vrarë në qendër të Istogut.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë për KALLXO.com.

Bëhet e ditur se një polic ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes me armë zjarri, por nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

https://kallxo.com/vdes-polici-i-plagosur-ne-istog/