Ballkani kërkon fitoren në shtëpi ndaj Ferizajt

Skuadra suharekase Ballkani sot do ta pres skuadrën e Ferizajt në kaudër të xhiros së nëntë në Ipko Super Ligën e Kosovës-shkruan Kallxo.com.

Ballkani në xhiron e kaluar nuk arriti të marrë më shumë se një barazim ndaj skuadrës së KEK-ut, ndërsa Ferizaj arriti që të shënoj një fitore shpresëdhënëse ndaj Drenicës me rezultat 2:0.

Ballkani gjendet në pozitën e tetë me nëntë pikë, ndërsa Ferizaj në pozitën e 10-të me vetëm shtatë pikë.

Golashënuesi më i mirë i Ballkanit deri më tani është Jetmir Topalli me tre gola.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 15:00.