Agim Bahtiri

Bahtiri Reagon për Zjarrvënien në QKFM-në në Veri të Mitrovicës

Qendra e Mjeksisë Familjare në Veri të Mitrovicës , dhe  paralelja  e shkollës  “ Azis Sylemajni” në lagjen “ Kodra e Mintorëve”  janë thyer dhe ju është vënë zjarri.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Veri të Mitrovicës, dhe në paralelen e shkollës “ Azis Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bahtiri ju ka bërë thirrje organeve gjegjëse që sa më shpejtë të identifikojnë dhe të dënojnë kryersit e këtyre veprave.

“Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, që të dënoj këtë rast sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri” , thaBahtiri.

Bahtiri është shprehur se çfarëdo sulmi apo pengese “ nuk do të na ndal që të jemi pranë qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shëbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre”.