Azem Syla te Pallati i Drejtësisë | Foto: KALLXO.com

Azem Sylës Masa e Paraqitjes në Polici

Gjyqtarja e EULEX-it Jennifer Seal ia ka vazhduar masën e paraqitjes në stacionin policor Azem Sylës.

Lajmin e bëri të ditur për KALLXO.com Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës.

Sipas Gashit gjyqtarja ia ka refuzuar kërkesën për paraburgim prokurorisë.

“Nuk është arritur të vërtetohet nga prokurori se Azem Syla ka tentuar të ndikojë në dëshmitarë,” tha Gashi për KALLXO.com.

Syla u riarrestua dje sipas Tomë Gashit pikërisht nën pretendimet e prokurorisë se persona të lidhur me të kanë tentuar të ndikojnë në një dëshmitar të mbrojtur.

Lajmin e riarrestimit të Sylës e konfirmoi edhe EULEX-i pa dhënë detaje për arsyet.

http://kallxo.com/arrestohet-azem-syla-tri-jave-pas-lirimit/

Dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj Sylës, ndërsa gjyqtarja Seal nuk e mori vendimin menjëherë, por shfrytëzoi të drejtën që i jep Kodi i Procedurës Penale të Kosovës për të vendosur brenda 24 orësh për këtë masë.

http://kallxo.com/azem-syla-pret-vendimin-e-gjykates/

Sylës iu hoq masa e paraburgimit para tri javësh duke iu zëvendësuar me paraqitje në stacion policor me arsyetmin se shumica e hetimeve ndaj tij kanë përfunduar.

http://kallxo.com/azem-syla-lirohet-nga-paraburgimi/

52 persona, mes tyre edhe Azem Syla, deputet i PDK-së dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë dhe Llapnasellë.

Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla e Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Në aksionin e prillit u kërkua në shtëpi, por nuk u gjet edhe ish-deputeti Azem Syla, i cili u dorëzua në polici dy ditë më vonë.

http://kallxo.com/dorezohet-azem-syla/