Fotografia e postuar në Facebook nga kryeparlamentari Kadri Veseli në Komoran. Azem Syla shihet në pjesën e djathtë të fotografisë
Azem Sylën e Kërkonte Prokuroria, Ai Shoqërohej nga Veseli e Mustafa
Por dy ditë më herët, në përurimin e renovimit të shkollës fillore në Komoran të Drenasit, i kërkuari i Prokurorisë po i shoqëronte kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami.
Në dy nga fotografitë e publikuara nga Veseli në Facebook nga kjo ngjarje shihet Azem Syla duke qëndruar pranë mysafirëve të lartë nga Prishtina në këtë përurim.
Në fotografi vërehen edhe pjesëtarë të Njësitit për Mbrojtje të Afërt të Policisë që shoqëronin kryeparlamentarin dhe kryeministrin. Megjithatë mbetet mister se si Syla nuk ka mundur të identifikohej.
Azem Syla është pjesë e grupit prej rreth 50 personave ndaj të cilëve policia sot ndërmorri një aksion të gjerë bastisjesh e arrestimesh në një rast të tjetërsimit të pronës shoqërore në Veternik e Çagllavicë.
Syla nuk është kapur ende nga organet e rendit.