Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi zviceran, kapet me drogë

Një shtetas zviceran është arrestuar gjatë ditës së djeshme për posedim të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 11, në rrugën “Ilaz Agushi”, në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në objekt në dhomën e të dyshuarit është gjetur dhe kanë konfiskuar 6.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 2-llap-top, 1-tablet, 2-sim kartela, 1- foto aparat digjital dhe 1-telefon.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.