Arrestohet për kontrabandë me armë dhe materie plasëse
12.12.2018 - 11:39
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vërmicë për kontrabandë.
I dyshuari sipas policisë është zënë duke bërë kontrabandë në mënyrë ilegale nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës rreth 720 copë fishekë.
Policia ka njoftuar se ka bërë kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit tek i cili ka gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë të prishur.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.