Arrestohet pasi pengon punëtorët e KEDS-it

Një person është arrestuar, pasi ka penguar në kryerjen e detyrës personat zyrtarë.

Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Bellopojë të Komunës së Istogut, gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person pasi që ka penguar zyrtarët e KEDS-it.

Policia ka raportuar se i dyshuari nuk ka lejuar ndërrimin e njehsorit në shtëpinë e tij.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të pengimit në detyrq dhe suleve të punëtorëve të KEDS-it.

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds-behet-per-urgjence/

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds-2/

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds/