Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Dy Tentim Vrasje

Një 27-vjeçar nga Prishtina është arrestuar nga Policia e Kosovës për tentim vrasje në rrugën “Qemal Stafa”.

Në këtë incident, i cili ka ndodhur më 3 dhjetor, ka mbetur i plagosur 24-vjeçi me inicialet A.L.

Policia njofton se i arrestuar B.B. kishte qenë në kërkim nga Policia që nga muaji shtator nën dyshimet për një tjetër tentim-vrasje.

Rasti kishte ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.