Arrestohet Albulena Haxhiu

Ajo dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Arrestimi i saj është bërë te rrethrrotullimi në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin për arrestimin e Haxhiut e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Sipas Krasniqit, deputetja e VV-së e cila ka qenë në kërkim të policisë tash e disa javë, ishte në rrugë për një aktivitet të Vetëvendosjes në Gjilan.

Raportohet se ajo është dërguar menjëherë në Pallatin e Drejtësisë ku pritet të merret në pyetje nga prokuroria.