Ilustrim

Arrestohet 52 vjeçari shqiptar, i dënuar në Itali për krim të organizuar dhe trafik droge

Një 52 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit me qëllim të ekstradimit drejt Italisë.

Me anë të një njoftimi, policia ka dhënë sqarime se 52 vjeçari me inicialet R. A. banues në Durrës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale organizim kriminal dhe trafik narkotikësh.

Në lidhje me këto vepra i njëjti është dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali me 18 vite burg.

“Gjykata e Milanos në Napoli Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik narkotikësh” parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet për 52 vjeçarin, i janë dërguar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës për veprime të mëtejshme.