Arrestohen dy Deputete të VV-së

Donika Kadaj- Bujupi dhe Aida Dërguti, dy deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, janë arrestuar nga policia brenda ndërtesës së Kuvendit, përderisa po prisnin për të filluar seanca plenare e Kuvendit.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, konfirmoi për KALLXO.com se deputetja Donika Kadaj- Bujupi është shoqëruar në polici meqë asaj gjatë kontrollit në hyrje të ndërtesës i është gjetur një mjet i dyshimtë që thuhet të jetë një lloj spreji. Ajo tani është në proces të intervistimit.

Pak më vonë është arrestuar edhe deputetja Aida Dërguti e cila është nënkryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.

KALLXO.com po bën transmetimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve brenda dhe jashtë Kuvendit.