Donika Kadaj Bujupi emërohet këshilltare e Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupin, këshilltare në kabinetin e saj.

Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një postimi në Facebook.

“Znj. Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit” – thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Kadaj- Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencë” – thuhet në njoftim.

Në të kaluarën, Kadaj -Bujupi ka qenë deputete në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në vitin 2017, Kadaj-Bujupi nga AAK kishte kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje për të kandiduar për deputete me këtë listë.

Mirëpo një vit më pas, ajo u rikthye sërish në grupin parlamentar të AAK-së.