ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohen 6 persona për sulm, pengim të zyrtarëve policorë dhe vjedhje të pyllit

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia pasi të njëjtit kanë sulmuar disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy ditë më parë, policia ka arrestuar gjashtë të dyshuar në Istog, pasi të njëjtit kanë penguar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë derisa ata ishin duke bërë përcjellje e transportit të druve të prera në mënyrë ilegale në bjeshkët e Istogut.

Për të dyshuarit, nga stacioni policor janë iniciuar dy lëndë: pengim i personit zyrtar dhe sulm, kurse lënda – vjedhje pylli është iniciuar nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.