Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

E ndalën për kundërvajtje, gruaja dyshohet se ka fyer dhe sulmuar fizikisht policët

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Sipas Policsë, si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, dje rreth orës 05:50.