Ilustrim

Refuzoi të prangoset, i dyshuari sulmon dy zyrtarë policorë

Një person në Ferizaj ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, përderisa njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit policor, i dyshuari duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe duke refuzuar vendosjen e prangave, i ka sulmuar fizikisht.

Gjithashtu, i dyshuari ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor.

Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi qe ka urdhër arrest lëshuar nga gjykata.

Policia bën të ditur se rasti vazhdon të hetohet.