Mbi 5 mijë dënime për vjedhje pylli 

Mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës janë duke u ndjekur nga drejtësia për shkak se kanë dëmtuar ambientin, duke prerë drunjtë apo duke ndotur e degraduar mjedisin. 

Të dhënat statistikore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës tregojnë që në 5 vitet e fundit në gjykata janë hapur mbi 20 mijë dosje për vepra të tilla ndërsa rreth 50% e lëndëve janë përfunduar me dënime me burg e gjobë.

Sipas këtyre të dhënave, mbi 9 mijë lëndë janë zgjidhur dhe në to mbi 8 mijë njerëz janë dënuar me burg e gjobë. Nga këto dosje 5 mijë prej tyre janë për vjedhje të pyllit.

Të dhënat e sistemit të drejtësisë tregojnë që mbi 1500 qytetarë të cilët kanë kryer krime në ambient kanë arritur t’i shmangen drejtësisë pasi lëndët e tyre janë vjetërsuar.

Në rajone të ndryshme të vendit reflektohet edhe performanca e ndryshme e insitucioneve në trajimin e problemeve ambientale.

Në Gjakovë, nuk ka asnjë dosje të ngritur në gjykatë për krimet ambientale, ndërsa dosje ka të gurmbulluara në Prishtië, Prizren e Ferizaj.

Fatos Lajqi, Drejtor Ekzekutiv i ERA Group, një organizatë që vepron në zonën e mbrojtur të Dukagjinit, tregon se krimi në ambient është një dukuri mjaft shqetësuese, e cila po ndodh në mënyrë të vazhdueshme.

“Secilës familje rezidente në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, me ligj i takon me i prehë 12m kub. Atëherë nëse ne i kemi 200 titullar të familjeve që kanë origjinë nga ai park, shumica prej tyre i shfrytëzojnë apo i shesin këta drunj tek personat e tjerë për të bërë biznes”, shtoi Lajqi.

Prokuroia e Pejës ka nisur një iniciaticvë për të parandaluar krimin në ambient.

Ersan Qavolli, prokuror në këtë prokurori tregon se aktualisht janë të caktuar dy prokurorë kordinatorë, të cilët merren me hetimin e krimeve në ambient.

Sipas stastikave, në Pejë gjatë vitit 2018-2019 janë bërë 158 kallëzime penale ndaj 289 personave për veprën penale ‘vjedhja e pyllit’.

Tutje, sipas prokurorit, gjatë viteve 2018-2019 janë bërë dhe konfisikime të mjeteve të cilat kanë mundësuar vjedhjen e pyjeve.

Në vitin 2018 ishin sekuestruar vetëm një kamion dhe një traktor ndërsa në vitin 2019 janë sekuestruar 19 kamionë, 9 kombi, 10 automjete, 7 traktorë dhe 6 motorsharrë.