Ilustrim

Prizren, i ndihmuan në ashensorin e bllokuar, qytetari sulmon zyrtarin policor

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor dhe një tjetër e ka kanosur.

Zyrtarët policor e kishin ndihmuar qytetarin që të dalë nga një ashensor i bllokuar në një ndërtesë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur një thikë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:50 në Prizren.