Ilustrim

Tre vjedhje pylli u raportuan në Polici gjatë 24 orëve të fundit në Rahovec

Tre raste të vjedhje së pyllit janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Për rastin e parë, forcat e rendit kishin ndalur një preson dje rreth orës 08:3,0 i cili kishte qenë duke drejtuar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 3 metra katrorë dru, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje për prerje dhe transport.

Sipas policisë, sasia e druve është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim më prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër, Policia kishte ndalur një person të dyshuar, i cili kishte qenë duke drejtuar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 4 metra kub dru.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 8:30 dhe sipas Policisë, i dyshuari nuk posedonte leje për prerje dhe transport.

Sasia e druve është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i vjedhjes së pyllit kishte ndodhur po në Xërxë dje rreth orës 10:00.

Policia njofton se njësiti policor e kishte ndaluar një person të dyshuar i cili kishte qenë duke drejtuar një kamion të bashkangjitur edhe një rimorkio ku kishte pas të ngarkuara me 5 metra kub dru.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari nuk posedonte leje për prerje dhe transport të druve.

Sasia e druve është sekuestruar nga zyrtarët e Agjencisë së Pylltarisë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.