Armend Vokshi Lirohet nga Akuza

Shpalljen e pafajësisë për drejtorin e Punëve të Përgjithshme Administrative në Komunën e Gjakovës e bëri gjyqtari Artan Serjani.

“Hedhet aktakuza e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe pushon procedura penale ndaj të akuzuarit Armend Vokshi nga Gjakova, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar,”  thuhet në aktvendim.

Vokshi pas lirimit tha për KALLXO.com se aktakuza ndaj tij ishte ngritur për motive politike.

“Kjo aktakuzë ka qenë qysh nga fillimit jolegjitime dhe qysh nga fillimit ka qenë një aktakuzë e pabazuar në prova për arsye që ka fillu për inate të ndryshme qoftë politike, qoftë të punës që bëj unë këtu në komunë,” tha Vokshi.

Teki Bokshi, avokati i Armend Vokshit, vendimin e gjykatës e cilësoi të drejtë.

“Për shkak se ka kërku llogari prej vartësve të vet faktikisht është ndjekur penalisht që mendoj se përfundimisht megjithatë është argumentu se ajo vepër nuk qëndron dhe jam shumë i bindur që ky vendim i gjykatës është i drejtë,” tha avokati Bokshi.

Sipas aktakuzës, Vokshi ngarkohej se kishte detyruar shtëpiakun e Komunës së Gjakovës Bekim Gutajn që të blejë një pajisje zërimi (miksetë), pasi kjo e fundit ishte vjedhur nga salla e Kuvendit Komunal.

Kjo pajisje doli pastaj se u vodh nga një i afërm i Vokshit.

http://kallxo.com/historia-e-pajisjes-per-zerim-qe-u-vodh-nga-i-afermi-i-drejtorit-komunal/