Aprovohet Raporti për Shërbimin e Jashtëm

Raporti i Komisionit Funksional u miratua pa ndonjë debat nga anëtarët e komisionit si dhe pa lexim të dytë, duke u aprovuar në pako të gjitha amendamentet.

Ndërsa pikë e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ishte Projektligji për Kuvendin e Kosovës.

Për këtë projektligj u ftuan Ministra për Financa dhe Ministria e Administratës Publike, që të marrin pjesë në grupet punuese për të shikuar kostot buxhetore që mund t’i ketë ligji, si dhe Ministria e Administratës Publike të shikojë krijimin e shërbimit unitar civil.

“Ligji i ri do të prekë në 5 ligje-Ligjin për Menaxhimin e  Financave Publike, Ligjin e Prokurimit Publik, shërbimin civil dhe pagat dhe teknologjinë alternative dhe këto janë dokumentet që duhet të shikohen,” tha Armend Zemaj, anëtar i komisionit nga radhët e LDK-së.

Zemaj kërkoi nga përfaqësuesit e ministrive që të bashkëpunojnë me Kuvendin, për të ditur edhe moshën e secilit deputet, pasi që përllogaritja do të bëhet në bazë të moshës së deputetëve që ka Kuvendi.