Apeli e lë në paraburgim ish-Zëvendësministrin

Ish-zëvendësministri Musa Cena do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Më shumë se një javë qëkur Gjykata Themelore e Prishtinës ju caktoi masën e paraburgimit ndaj 3 personave, në mesin e të cilëve edhe ndaj zëvendës ministrit, Musa Cena, edhe Gjykata e Apelit e ka vërtetuar këtë masë.

Në një njoftim për media, Gjykata e Apelit e Kosovës njoftoi  i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve M.C., N.SH. dhe H.SH.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit,  e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.10.2018.

Të tre këta, po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje: “Marrje ryshfeti “ nga neni 428, lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i këtij kodi . Ndërsa i pandehuri N.SH. edhe  për shkak të veprës penale “Ndihmë  (në marrje ryshfeti)”, nga neni 33 i po të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se  gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

KALLXO.com raportoi më 21 tetor se Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë – paraburgim prej një muaji ndaj tre personave.

https://kallxo.com/haradinaj-shkarkoi-zevendesministrin-e-dyshuar-per-ryshfet/