Haradinaj shkarkoi zëvendësministrin e dyshuar për ryshfet

Kryeministri i Kosovës, Rmush Haradinaj ka njoftuar se sot e ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajoanl, Musa Cena.

Vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

“Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas Haradinajt lirimi nga detyra është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Me 20 tetor, zëvendësminsitri Musa Cena është arrestuar nën dyshimin për ryshfet.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tregoi se në këtë rast të arrestuar janë tre persona.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqperdorim i Pozites apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar. Te gjitha veprimet tjera policore do te ndermerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”, tha Hoxha.

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Kujtim Munishi.

“Po, prokurorja kujdestare ka bërë kërkesë për paraburgim”, tha ai.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit e arrestuar, ndër ta edhe zëvendësministri Cena.

https://kallxo.com/arrestohet-zevendesministri-i-zhvillimit-rajonal/

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-zv-ministrin-e-arrestuar-per-ryshfet/

https://kallxo.com/vendimi-i-gjykates-nje-muaj-paraburgim-per-zevendesministrin-e-aak-se/