Ansambli  ‘Bajram Curri’, pjesë e Festivalit Folklorik në Adapazar

Ansambli  Kulturo -Artistik “Bajram Curri” nga Prishtina po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Adapazar në Turqi, për mosha nga 7 deri në 14 vjeç.

Festival i cili ka nisur javën e kaluar dhe do të zgjas deri më 24 prill 2019, ndërsa marrin pjesë  ansamble nga 10 vend të ndryshme.

Emin Sahiti, menaxher i ansamblit “Bajram Curri”, ka thënë për Kallxo.com se festivali folklorik në Adapazar ka karakter garues .

“Ansambli ‘Bajram Curri’ në po përfaqëson Kosovën me një program të zgjedhur prej 5 valleve, të cilat janë punuar me shumë kujdes dhe përpikëri”, ka pohuar Sahiti