Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Albin Kurti flet për taksën 100 për qind ndaj Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja.

Lidhur me këtë çështje, Kurti ka thënë në një konferencë për shtyp se Kosova është dashur të bëjë më shumë përgatitje.

“Në vend se taksa të jetë gjuhë taktike dhe një lloj akti dëshpërues do të duhej të kishim reciprocitet në të gjitha fushat dhe do të duhej të kishim më shumë përgatitje”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka rritur në 100 % taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

https://kallxo.com/qeveria-rrit-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

Rritja e taksave ndaj mallrave serbe e boshnjake u trajtua edhe në Emisionin Jeta në Kosovë.

Taksa 100 % për Serbinë

www.kallxo.com