Taksa 100 % për Serbinë

Taksa doganore për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës për 100 për qind u diskutua në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Ekspertë, prodhues e qeveritarë kanë folur lidhur me pasojat e kësaj takse dhe presionet që mund të bëhen për ta larguar atë.

A do të ketë rritje të çmimeve pas kësaj mase  dhe si do të ndihmohen prodhuesit vendorë për t’i dalë ballë kërkesave në treg?

Pjesëmarrësit në debat lidhur me këtë temë janë  Valon Canhasi, Hallakate.com (ekspert për marketing online, prezencën online) , Sylejman Neziri, Plus market (pronar i marketit pa prodhime të Serbisë në Ferizaj),  Jeta Krasniqi, Instituti Demokratik i Kosovës (Menaxhere e Projekteve të rolit të Kuvendit në mbikqyrjen e qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi) dhe  Gazmend Abrashi, Qeveria e Kosovës (koordinator i Kosovës për Iniciativën e Fqinjësisë së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte në RTK nga ora 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

Në linkun e mëposhtëm e gjeni të plotë emisionin:

.