Foto: MKK

Aktivitete për fëmijë në 'Ditën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore'

Muzeu i Kosovës ka organizuar sot aktivitete të ndryshme me fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjet me qëllim që të rrisë vetëdijen tek fëmijët për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë.

Këto aktivitete po mbahen me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve cila sot shënohen në mbarë botën për të rikujtuar rëndësinë që ka trashëgimia kulturore dhe ajo arkeologjikë për historinë e njerëzimit.

Aktivitet me fëmijë në muze po zhvillohet përmes metodës ‘Designathon’, ku fëmijët mund të zhvillojnë imagjinatën e tyre duke krijuar prototipe për qasje të lehtë për persona me nevoja të veçanta dhe të moshuar në Lokalitetet Arkeologjike dhe Monumentet e Trashëgimisë Kulturore.

Aktiviteti ka nisur me një lojë ku fëmijët tregojnë njohuri e tyre për lokalitetet dhe monumentet në Kosovë, duke vazhduar më pas me krijimin e prototipeve.