Foto: Facebook/MKRS.
Artefakte nga Kosova prezantohen në ekspozitën dyvjeçare për Ballkanin në SHBA dhe Kanada
Katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës (MKK) do të prezantohen në ekspozitën “First Kings Of Europe”, në Amerikë e Kanada.
Ardiana Morina nga MKK-ja tha për KALLXO.com se në kuadër të kësaj ekspozite do të prezantohen artefakte të rëndësishme nga periudha e antikitetit, si figura antropomorfe nga Bardhoshi, Centaur antropomorfe- zomorfe nga Bardhoshi dhe Monumenti Mortor i Kamenicës.
“Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy vite e gjysmë në 3 Muze/Lokacione të ndryshme, fillimisht në: Institutin për Studime të Botes Antike (ISAW) Neë York, Fields Museum of Natyral History, Chicago Usa 31 mars 2023-28 janar 2024 dhe Canadian Musuem of History, Quebec, Kanada 5 prill 2024-19 janar 2025” – ka thënë ajo për KALLXO.com.
Ekspozita “First Kings of Europe” bën bashkë punën dhe tregimet e 26 muzeve dhe 11 vendeve të Evropës Juglindore.
Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore egalitare të periudhës së neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së hekurit.