Kalaja në Vushtrri | Foto: KALLXO.com

Sot shënohet Dita e monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike

Në gjithë botën 18 prill shënohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve Arkeologjike.

Në vitin 1983, UNESCO pat vendosur që çdo 18 prill të shënohet Dita Pasurive të Trashëguara të Monumenteve dhe Lokaliteteve Arkeologjike.

Ky vendim i UNESCO-s i marrë në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar u mor pas propozim të Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike (ICOMOS).

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është ruajtja dhe mbrojtja e asteteve të trashëgimisë kulturore, njëkohësisht duke kthye edhe vëmendjen e publiku për rëndësinë e që ka kjo pasuri e trashëguar.

Ulpiana

Dita e Monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjik shënohet edhe në Kosovë, përmes aktivisteve të ndryshme , kryesisht në promovimin dhe edukimin për ruajtjen dhe rëndësinë që ka trashëgimia monumentale dhe arkeologjike për historinë e vendit dhe zhvillimin e turizmit.