Aktakuzë për Terrorizëm

V. H. sipas komunikatës së lëshuar nga Prokuroria e Shtetit, akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Sipas aktakuzës së prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjilan V. H. i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS” nga fundi i muajit qershor të vitit 2014 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2015.

Aktakuza shpjegon se si V. H. shkoi në Siri.

“I pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka arritur në Turqi e pastaj nga aty në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin për në Siri, ku dhe është bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS duke marre pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist të organizatës së lartcekur në forma të ndryshme,” thuhet në aktakuzë.

Komunikata bën me dije se aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës, ndërsa ai i ka propozuar Gjykatës në Gjilan që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. [interaction id=”56ebfbb886da243b79a74b21″]