Ukë Rugova

Aktakuzë Ndaj Ukë Rugovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dje aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe disa personave të tjerë lidhur me rastin e vizave.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas zëdhënëses, aktakuza është ngritur dje.

Ukë Rugova, djali i sh Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, ishte ndaluar nga Policia e Kosovës në muajin shkurt të vitit 2014 pas shpërthimit të aferës lidhur me vizat italiane në Kosovë.

Rugova dyshohet për veprat penale krim i organizuar lidhur me veprat ushtrim ndikimi.

Së bashku me Rugovën në cilësinë e të dyshuarve në këtë grup janë edhe Izet Beqiri, Florian Petani, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Asad Beqiraj, Edison Idrizaj, Hamza Beqiri, Qefser Baholli dhe Driton Voca.

Raportet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i gjeni këtu.