FOTO - ILUSTRIM

Aktakuzë kundër katër personave për grabitjen e 8500 eurove në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër B.K., F.B., N.H., dhe L.B., për grabitjen e 8500 eurove në Deçan.

Sipas aktakuzës, katër të pandehurit, B.K., F.B., N.H., dhe L.B.,  me 22 janar të këtij vitit, rreth orës 11:23 në qytetin e Deçanit, në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, nën kërcënimin e revoles  kishin grabitur shumën prej 8,543 mijë euro.

Këto para i kishin grabitur nga të dëmtuarit A.R. dhe V.B., të cilët ishin duke dërguar pazarin e ”Viva Fresh” për ta dorëzuar në bankë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila ju vihet në barrë.

Lidhur me veprat penale të grabitjeve gjatë tre muajve Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur 6 (gjashtë) aktakuza, kundër 14 personave, ku vlera e parave të grabitura është rreth 300.000 (treqind) mijë euro.