Aksioni i Policisë në veri - 28.05.2019 - KALLXO

Aksioni i Policisë ne veri, pesë të arrestuar deri më tani - Pamje

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicë. Në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori special Sylë Hoxha.

Hoxha nuk ka dhënë më shume detaje lidhur me aksionin e sotëm, pasi sipas tij aksion është ende në zhvillim e sipër.

KALLXO.com raportoi që nga orët e para të mëngjesit për aksionin ne ndërmarrë nga ana e Policisë në veri të vendit.

Poashtu siç raporton ekipi e gazetarëve të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, në veri të Mitrovicës serbët kanë ndezur alarmin pasi në atë pjesë janë vërejtur njësitë e Policisë së Kosovës duke zhvilluar aksionin e tyre.

 

KALLXO.com raportoi sot për aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës ka nisur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje ku shihen njësi të shumta të Policisë së Kosovës së bashku me oficerët doganorë.

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të gjerë kundër kontrabandës.

Ju kujtojmë se javë më parë, emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimet ekskluzive të cilat dëshmuan se kontrabanda në pjesën veriore të vendit vazhdon ta sfidojë taksën prej 100% të vendosur ndaj mallrave nga Serbia.

Ju kujtojmë se javë më parë, emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimet ekskluzive të cilat dëshmuan se kontrabanda në pjesën veriore të vendit vazhdon ta sfidojë taksën prej 100% të vendosur ndaj mallrave nga Serbia.

 

 

 

https://kallxo.com/pamje-aksion-i-gjere-i-policise-kunder-kontrabandes-ne-veri/