Aksidentohet Veura Zyrtare në Rrugën me Ngrica

Veturat po qarkullojnë me vështirësi përderisa disa rrugë po mbesin të bllokuara.

Në ditët kur aksidentet mund të jenë më të shpeshta, viktimë e një aksidenti ra edhe një furgon me targa zyrtare 3Z.

Vetura zyrtare është aksidentuar në magjistralen Prishtinë- Pejë, në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës. Video ka ardhur në KALLXO.com nga një qytetar i cili e ka raportuar këtë rast.

Gjatë ditës, KALLXO.com ka raportuar për gjendjen e rrugëve nëpër Kosovë dhe vështirësitë në qarkullim.