Foto: Ilustrim

Aksident në Prishtinë, lëndohen nëntë persona

Nëntë persona janë lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një furgon për arsye të cilat janë duke u hetuar ka dalë nga rruga dhe është përplasur në  një dyqan.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky  aksident trafiku” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar.

Rasti do të  procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.