Aksident mes kamionit, veturës e këmbësorit në fshatin Lubozhdë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tha për KALLXO.com se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona ndërsa janë përfshirë një kamion, një veturë dhe një këmbësor.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 15:50  në fshatin Lubozhdë, kanë qenë të involvuar në aksident një kamion, një automjet dhe një këmbësor. Lëndime ka pësuar këmbësori dhe ngasësi i automjetit”, tha Ibraj për KALLXO.com.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për të marrë trajtim mjekësor.

“Të njëjti janë dërguar në spital. Pas dhënies së ndihmës së parë këmbësori është liruar në shtëpi ndërsa vozitësi i automjetit ka mbetur në trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, tha Ibraj.