ilustrim

Agron Demi: Ministria e Infrastrukturës po e hap rrugën e vazhdimit të monopolit në homologim

Pas raportimit të KALLXO.com për trashjen e monopolit të homologimit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës ka reaguar edhe Agron Demi nga Instituti GAP, të cilët muaj më parë kanë publikuar një raport për monopolin e homologimit.

Sipas Demit, udhëzimi i ri administrativ i nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës i ka hap rrugës vazhdimit të monopolit në homologim edhe pas vitit 2019.

Në lidhje më këtë çështje, Demi “fajëson” të gjitha partitë që kanë udhëhequr me këtë ministri.

“Në krejt këtë mesele janë përfshirë të gjitha partitë që kanë udhëheqë me këtë ministri: PDK/NISMA që ka lidhë marrëveshje pa tender dhe i ka garantu monopol për dhjetë vjet, LDK e cila edhe pas shumë kërkesave të Institutit GAP nuk e ka ba publike marrëveshjen dhe nuk e ka ndërpre këtë praktikë, AAK e cila po e vazhdon trashjen e monopolit”, ka shkruar Demi në Facebook.

Muaj më parë Instituti GAP kishte publikuar një raport ku në mes tjerash kishte llogaritur që kosovarët kanë humbur së paku 2.5 milionë euro gjatë periudhës kohore 2009-2015.

Ai madje pretendon edhe për konflikt interesi në këtë ministri. Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës që më herët kishte pasur pozitën e drejtorit të departamentit të Automjeteve ka marrë pagë njëkohësisht edhe në “EuroLab” të cilën e kishte deklaruar haptazi në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe askush se ka hetuar.

Agron Demi (djathtas)- Foto: GAP

Gazeta Jeta në Kosovë dje publikoji hulumtimin se si Ministria e Infrastrukturës duke u thirrur në Udhëzimin Administrativ të miratuar ditë më parë e ka shkëputur marrëveshjen me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

http://kallxo.com/gjnk/ministria-e-infrastruktures-e-trash-monopolin-ne-homologim-te-automjeteve/

Këtë udhëzim administrativ e kishte kundërshtuar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mirëpo mendimi profesional i ekspertit të këtij autoriteti kishte shkuar në vesh të shurdhër. Ministria e Infrastrukturës nuk e ka përfillur fare mendimin e institucionit shtetëror që mbron të drejtat e konkurrencës.

Kryetari i këtij autoriteti tha sot për KALLXO.com se ky udhëzim administrativ i nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

http://kallxo.com/trashja-e-monopolit-ne-homologim-te-automjeteve-ne-kundershtim-me-ligjin/

 

http://kallxo.com/autoriteti-i-konkurrences-per-shtrenjtimin-e-bukes-per-30/

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’