Agron Demi: Kontrata e homologimit me EuroLab, 2 faqe e gjysmë dhe pa logo

Ish-Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit në vitin 2009 e kishte nënshkruar kontratën për t’ia dhënë EuroLab-it të drejtën për të kryer homologimin e veturave.

Sipas Agron Demit, analist politikash në Institutin GAP, kjo kontratë në mes të shtetit dhe një kompania private ka qenë 2 faqe e gjysmë dhe madje nuk ka pasur asnjë logo të institucioneve shtetërore.

“Në vitin 2009 MTPT-ja pa një proces konkurrues ia ka dhënë një kontratë me ekskluzivitet 10 vjeçare kompanisë ‘EuroLab’ për të kryer homologimin e automjeteve në Kosovë. Në 2016-ën ne kemi bërë një hulumtim se si ka ardhë deri te ajo, sepse asnjëherë s’ka pasur kontratë dhe proces të tenderuar dhe neve na është dhënë vetëm në zyrë të ministrit për me pa kontratën dhe në atë kontratë nuk as logo të institucioneve shtetërore dhe është shumë e shkurtër, diku 2 faqe e gjysmë dhe thuhet që i garantohet EuroLab-it një ekskluzivitet 10 vjeçar”, tha Agron Demi për Emisionin Drejtësia në Kosovë.

Sipas tij, kjo e drejtë EuroLabit i ishte dhënë në vitin 2009 pa asnjë proces tenderues, ashtu qysh edhe tash Ministria e Infrastrukturës ia dha të drejtën për t’i kryer a-testet pa asnjë proces tenderues.

Drejtësia në Kosovë ka publikuar të premten hulumtimin që tregon se si përmes një udhëzimi administrativ, Ministria e Infrastrukturës  kundërligjshëm ia ka dhënë kompanisë EuroLab të drejtën për të kryer a-testet.

Trashja e monopolit të homologimit#drejtesianekodove

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 11 mai 2018

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF