Agim Bahtiri rrok sharkinë, i këndon luftës për Mitrovicën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i ka kënduar me sharki qytetit të tij dhe atdhetarëve të kësaj ane.

Bahtiri i është bashkuar një grupi shahirësh në një ndejë për t’i kënduar  Mitrovicës, Isa Boletinit e Adem Jasharit.

Në një video që e ka publikuar Live në profilin e tij, Agim Bahtiri shihet duke i rënë sharkisë dhe duke i kënduar të gjitha këngët bashkë me grupin e këngëtarëve.

Kryetari Bahtiri ka marrë një nismë për bashkimin e Mitrovicës, e ndarë në veri dhe jug.

Rreth kësaj nisme, ai ka marrë mbështetjen e presidentit Thaçi e të kryeparlamentarit Veseli.

Ditë më parë, Bahtiri tha se nëse dikush tenton ta prekë Mitrovicën do të bëhet luftë që nuk është parë kurrë.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-paralajmeron-lufte-nese-preket-mitrovica/

www.kallxo.com