A e përkrah emërimin e Blerand Stavilecit në krye të KEK-ut? Flet Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se procesi i rekrutimit të pozitave të larta drejtuese në institucionet e Kosovës do të synojë dekriminalizim dhe largimin e njerëzve jo profesional në pozita vendimmarrëse.

Këto komente Veseli i bëri pas pyetjes së KALLXO.com nëse e përkrah anëtarin e kabinetit të tij, Blerand Stavilecin që të jetë në krye të KEK-ut.

“Ky proces ka për qëllim dekriminalizimin, dhe largimin nga njerëzit që janë jo profesional, por e nderuara zonja gazetare në qoftë se mendon se krejt çka janë në politikë e kanë gabim, e ata çka nuk janë në politikë e kanë mirë, e ke shumë gabim. Ne jemi shtet i vogël, duhen njerëz që janë më profesionist me i përkrahë dhe me u respektu ligji. Po ju jap fjalën që askënd nuk do ta përkrah nëse nuk respektohet ligji”, tha Veseli.


.