Greva në Gjykatën e Pejës

88 gjykime janë shtyrë si pasojë e grevës në Gjykatën e Pejës

Në Gjykatën Themelore të Pejës, nga 4 korriku që kur ka filluar greva e deri me sot janë shtyrë 88 seanca gjyqësore, këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, zyrtarja për informim Selvane Bukleta.

“Ju njoftojmë se nga data 04.07.2018 kur ka filluar greva e punëtorëve të administratës, në Gjykatën Themelore selia në Pejë e deri me datën 10.07.2018 janë shtyrë 88 seanca gjyqësore”, tha Bukleta.

Ndërsa, dje  kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Gjykatës në Pejë, Bujar Krasniqi, tha se greva do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për Grevën e administratës së Gjyqësorit.

https://kallxo.com/peje-greva-shtyne-me-shume-se-20-seanca/